Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte në adresimin e tyre, i është drejtuar Vjosa Osmanit si presidente në Detyrë.
Kjo krahasuar me paraqitjet e paraprake në fushatat zgjedhore, ku i referohej presidente e ardhshme.
Pyetur nga Klan Kosova nëse ka ndryshuar ndonjë qëndrim për këto pozicione, Kurti mohoi një gjë të tillë.
''Asgjë s’ka ndryshuar''.
''Unë posa i thash presidente''.
''Presidentja Vjosa Osmani. Presidentja Vjosa Osmani. Presidentja Vjosa Osmani'', përsëriste thirrjen Albin Kurti.
''Është në rregull tani?'', pyeti prapë ai, ndërsa të pranishmit simpatizantë e shoqëruan deklaratën e tij me reagime dhe brohoritje emocionale meqë Vetëvendosje në të cilën bën pjesë dhe Lista Vjosa, arriti të dalë e para në këto zgjedhje parlamentare, njofton Klan Kosova.