Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje dhe ushtruesja e Detyrës së Presidentit Vjosa Osmani, u gjendën mes turmës së simpatizantëve edhe këtë të premte.
Të dy e kaluan të premten në Obiliq e Vushtrri, si dhe në fshatrat e Drenasit, njofton Klan Kosova.
Kudo që shkuan u zotuan për zhvillim ekonomik, ndihmë të prodhuesve vendorë e në Drenicë u zotuan edhe për drejtësi për krimet e luftës.
Qytetarë të shumtë i përkrahën me brohori, dikush u ofroi ushqim, e dikush krejt çka mundi t’u dhurojë janë ca lutje për suksesin e tyre në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.
Kronika më poshtë sjellë atmosferën që u bë në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje këtë të premte.