Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, kanë dërguar ftesa për takime, tek liderët e subjekteve të partive PDK, AAK, LDK dhe të minoriteteve.
Letrat e publikuara nga zyrtari i VV-së, Arlind Manxhuka, përmbajnë kërkesën e Kurtit dhe Osmanit, për të mbajtur takim mes subjektesh, lidhur me krijimin e institucioneve të reja, njofton Klan Kosova.
Takimi është kërkuar që të mbahet më 15 mars në termine të ndryshme kohore.