Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nëse bëhet kryeministër do të propozojë formimin e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Këto komente ai i bëri në një intervistë për të përjavshmen beogradase "Vreme ", në numrin e saj më të ri që del në shitje nesër.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog i brendshëm në të dyja vendet dhe ka shtuar se ai nuk është kundër pajtimit.
"Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar antagonizmat, ndarjen dhe ndarjet etnike - tha Kurti.
Ai shtoi se Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili e shndërron Kosovën në temë dhe Serbia e përcakton agjendën, transmeton Klan Kosova.