Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë këtë të martë nëpër disa aktivitete.
Ditën e ka nisur duke vizituar Suharekën, pastaj ka marrë pjesë në hapjen e Muajit të Rinisë dhe po ashtu në mbledhjen e qeverisë të cilën si rëndom e ka drejtuar.
Gjatë këtyre aktiviteteve, Kurti është parë herë të ketë vendosur maskën si masë mbrojtëse kundër COVID-19, e herë jo.
Në Suharekë ai nuk e ka mbajtur maskën e vendosur në ambient të brendshëm, derisa është përgjigjur para gazetarëve në Gërmi në ambient të jashtëm me maskë të vendosur.
Ndërkaq derisa ka hyrë në Qeveri është parë ta ketë pasur të vendosur atë.
https://www.youtube.com/watch?v=XSRd0gIKNtc