I ftuar në Zonën B të Klan Kosovës është analisti Astrit Gashi.
Me Gashin është duke u diskutuar për deklaratat e përfolura të deputetit Albin Kurtit se në Kosovë mund të ketë një luftë të re dhe kundërpërgjigjet e tij me presidentin Hashim Thaçi.
“Kam përshtypjen se Kurti dhe Thaçi ushqejnë njëri tjetrin, ne e pamë se presidenti Thaçi nuk u mor me tema të rëndësishme, patëm më pas edhe reagimin e Kurtit”
“Këta dy edhe në të kaluarën, në Kuvend ka pasur debate të zjarrta, Thaçi nuk ka replikuar me askë më shumë se me Kurtin”.
“Janë dy anë të kundërta që furnizojnë njëri tjetrin me debat dhe kush do të del në fund fitues duhet të ja lëmë kohës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.