Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalur kundër që Kosova të bashkohet me Shqipërinë – e kundërta e politikës që vazhdimisht e proklamon – po që se falet Veriu i Mitrovicës.
Kurti, duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka deklaruar se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.
“Unë jam kundër që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë ta falim veriun e Kosovës, Trepçën, Ujmanin apo ta pranojmë ndarjen e qytetit të Mitrovicës”, ka pohuar Kurti, njofton Klan Kosova.
“Forcimi i shtetit të Kosovës, përmbyllja e shtetndërtimit, zhvillimi ekonomik, ngritja e Kosovës si të tillë është në funksion të bashkimit me Shqipërinë dhe jo anasjelltas”.
Intervista e plotë në Zëri i Amerikës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.