Lajmet e fundit

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pjesë e marshutës për të shkuar drejt sheshit “Skenderbeu”.
Kurti ka thënë se kaq shumë persona të pranishëm në këtë protestë të organizuara nga opozita tregon se kjo Qeveri më nuk e ka përkrahjen nga populli.
“Kjo është një dëshmi që Zajendica nuk kalon, por duhet të merr fund edhe kjo Qeveri”.
Kurse rreth deklaratave të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçit, i cili opozitën e quajti si një ndërmarrje politiko-kriminale, Kurti u shpreh se më nuk mund të merren seriozisht.
“Nuk duhet të merren seriozisht njerëzit të cilët kanë uzurpuar majën e sistemit duke qenë të korruptuar”.
“Këtu duhet ta marrim popullin seriozisht sepse ka shumë njerëz të PDK-së e të LDK-së të cilët janë për shpëtimin e Republikës”.