Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çështja e të pagjeturve e pamundëson përfundimin e konfliktit të Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Çështja e të zhdukurve e bën të pamundur përfundimin e konfliktit, pajtimin dhe fillimin e ri të marrëdhënieve së Kosovës me Serbinë, dhe popujve të këtyre dy vendeve”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit.
Sot në Kuvend po mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me çështjen e të pagjeturve, ku ai mbajti një fjalim, në të cilin akuzoi qeveritarët dhe ish-qeveritarët kosovarë që nuk kanë bërë gjë lidhur me këtë.
Ai kërkoi drejtësi të restaurueshme për të pagjeturit, dhe ndërkombëtarizim të çështjes së tyre.