Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Kurti, me anë të një cicërime në Twitter, ka shkruar se mbrëmë ata diskutuan për ecurinë e grupit punues për targat e automjeteve dhe vazhdimin e bisedimeve në Bruksel, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë takim me Kurtin ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.