Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes.
Gjatë takimit është biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.
Kurti gjatë takimit theksoi se "për shtetndërtimin dhe zhvillimin tonë, bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë dhe se tash kur shënojmë një dekadë të EULEX-it mund të themi se ai ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes", transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.