Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do ta caktojnë datën e protestave kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
Këto komente ai i bëri pas tribunës së organizuar nga VV për 20-vjetorin e hapjes së zyrës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës i duan këto protesta pasi që shumica e tyre janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh dhe për procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.
Lideri i Vetëvendosjes ka bërë të ditur se protestat do të jenë paqësore, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.