Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ai pritet të marrë pjesë në vazhdimin e seancës e cila ka pikë të rendit të ditës, Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.