Dy orë qëndruan përballë njëri-tjetrit kryetari i Vetëvendtojses, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku në përpjekje për të arritur ujdi rreth presidentit të ri të vendit.
Për subjektin fitues ky takim u cilësua konstruktiv dhe dashmirës, si të përcaktuar për mos shkuar në zgjedhje.
Megjithatë, kreu i LVV-së nuk heq dorë dhe ka synime maksimale sa i përket pjesëmarrjes në kuvend në ditën kur do të votohet presidenti i ardhshëm.
Kurse, Abdixhiku tha se as në këtë bashkëbisedim nuk u fol për emra konkret apo pozicione, veçse e riktheksoi që një partie nuk mund t’i takojnë 3 pozitat udhëheqese shtetërore.
Ndërkaq, Kurti pritet që të takohet shpejtë edhe me Bedri Hamzën nga PDK.
Poashtu edhe Abdixhiku bëri me dije se gjatë ditëve në vijim do të zhvillojë takime edhe me kryetarët e partieve tjera opozitare, siç tha ai, për të kuptuar qëndrimin e tyre për këtë çështje./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VzP7FMFNe-g
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.