Lajmet e fundit

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se në këtë situatë që është shkaktuar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi të gjithë duhet të angazhohen për të dalë nga kjo krizë.
Sipas tij, as Thaçi as Mustafa nuk po e dëgjojnë zërin e popullit, njofton Klan Kosova.
Ai më pas ka cilësuar disa arsye se pse nuk duhet të zgjedhet president.
“Thaçi në mes shumë arsyeve se pse nuk duhet të zgjedhet president është janë edhe deklaratat e tij fyese për qytetarët, nuk do të duhej të zgjidhet president për mashtrimin që ia ka bërë qytetarëve në 16 vitet e fundit”.
“Dikush po don të bëhet president i cili paraprakisht ka shkelur Kushtetutën, ai nuk duhet të zgjedhet president për shkak të pasurimit dhe kastës së tij që është pasurim me vjedhje të buxhetit dhe të xhepave të qytetarëve të këtij vendi”.
Ai ka thënë se arsyet se pse Thaçi nuk duhet të jetë president po i numërojnë qytetarët jashtë.
“Nëse nuk i dëgjoni sot, do ti dëgjoni nesër dhe vendi ynë do të lirohet nga kjo udhëheqje”.
Në fund ai i është drejtuar Listës Serbe.
“Kosova nuk është as e Isës e as Hashimit, zot i këtij vendi janë qytetarët e këtij vendi”.