Lajmet e fundit

Bordi dhe menaxmenti i Trustit Pensional të Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media ku është paraqitur rapoti gjashtëmujor i këtij institucioni.
Sipas udhëheqësve të tij, kursimet pensionale për këtë periudhë janë rritur për 38 milionë euro.
Ndërkaq, fondi sipas tyre vazhdon të ketë rritje nga investimet kryesisht në tregjet globale.
Sipas Ymer Havollit, kryesues i bordit, fondi i përgjithshëm i Trustit Pensional është 1 miliardë e 180 milionë euro, kurse, për pagesë të pensionistëve në këtë gjashtëmujor janë bartur 11 milionë euro, njofton Klan Kosova.