Lajmet e fundit

Presidenti i ShBA-ve Donald Trump ka kërcënuar të "shkatërrojë ekonomikisht Turqinë" në qoftë se sulmon forcat kurde në Siri, pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.
Trump përmes disa postimeve në Twitter ka deklaruar se nuk do të donte që as kurdët ta provokonin Turqinë.
Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me kurdët kundër grupit të Shtetit Islamik në veri të Sirisë.
Megjithatë, Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) si terroristë.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka folur me zemërim për mbështetjen amerikane për grupin dhe ishte zotuar ta shkatërrojë atë.
Komentet Trump të dielën u përcollën me kritika të mëtejshme për vendimin e tij të menjëhershëm për tërheqje të forcave amerikane nga Siria.