Lajmet e fundit

Mbështetur nga sulmet ajrore amerikane, forcat kurde thanë se kanë ndërrmarrë një ofensivë për të rimarrë nën kontroll Sinjarin, një qytet strategjik pranë kufirit me Sirinë, aktualisht në duart e Shtetit Islamik.
Rimarrja e Sinjarit do të ndërpriste vijën e furnizimit mes bastioneve të ISIS në Raka dhe qytetit të Mosulit, transmeton Klan Kosova.
Ofensiva e trupave kurde nisi në agim, me një seri sulmesh ajrore të koalicionit, që shkaktonin re të mëdha tymi rreth Sinjarit.