Lajmet e fundit

Forcat kurde në veri të Sirisë thonë se i kanë marrë Shtetit Islamik një bazë të rëndësishme ushtarake në Raka, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës i forcave kurde deklaroi se grupimi ka marrë edhe rrethinat e qytetit Ain Isa, që ndodhet vetëm 50 kilometra në veri të Rakës.
"ISIS është mposhtur", tha ai. Kompleksi ushtarak, i cili u pushtua nga ekstremistët vitin e kaluar, shtrihet mbi rrugët strategjike që lidhin qytetin me bazat e tjera të Shtetit Islamik në provincën e Alepos.
Sidoqoftë, luftimet bënë që mijëra civilë të braktisnin shtëpitë e tyre për në Turqi.