Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka promovuar mbrëmë në Beograd librin e tij “Kurban” të përkthyer në gjuhën serbe, njofton Klan Kosova.
” Žrtvovanje” që titullohet në serbisht “Kurban-i”, është botuar nga shtëpia botuese “Samizdt”.
Kreu i Qeverisë shqiptare gjatë promovimit të librit ka treguar se Shqipëria dhe Serbia kanë sot marrëdhënie më të mira sesa që kishin para dy vitesh.
Në ballinën e librit është paraqitur një bombë, e pikturuar nga artisti Mrden Bajic, i cili bashkë me Edi Ramën dikur ishin shokë në Paris të Francës.
“Kurban” është botuar në vitin 2011, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.