Lajmet e fundit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është të premten, më 1 shtator
Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
"Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani - Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë".
"Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:37 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora".
"Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 1 shtator 2017, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00", bën të ditur BIK.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, transmeton Klan Kosova.