Lajmet e fundit
Disa dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në faljen e Kurban Bajramit.

Si asnjëherë më parë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në qendër të Tiranës ka qenë i tejmbushur me besimtarë myslimanë për faljen e namazit të Bajramit.
Dhjetëra mijëra besimtarë kanë mbushur bulevardin nga ura e unazës e deri te rreth rrotullimi i sheshit Skënderbej, ndërsa është vërejtur se nuk ka mjaftuar as hapësira e parashikuar për besimtarët, raporton albeu.com.
Policia gjatë gjithë kohës ka drejtuar trafikun duke hapur edhe hapësira të reja për besimtarët e shumtë.
Ndërkohë, zyrtarë të KMSH kanë deklaruar për Portalin Albeu se pjesëmarrja e sivjetme ka qenë më e larte deri më tani, prandaj edhe nuk ka mjaftuar hapësira e planifikuar.