Lajmet e fundit

Në kuadër të edicionit të 14-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘’DokuFest’’, sot u mbajt edhe konferenca e dytë.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin: Norika Sefa, Ibro Hasanovic, Neritan Zinxhiria, Albena Kovatcheva, Neil Young dhe Esther Shubinski, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq në kuadër të programit special ‘’ Uncharted States of America’’ u shpreh edhe vet kuratori i këtij programi Neil Young i cili tha:
‘’ Kur më është kërkuar të kurojë një program për këtë edicion të ‘’DokuFestit’’, dëshiroja që të tregojë një anë tjetër të kinemasë Amerikane, ndërsa duke qenë se Amerika është vend ku shumica e popullit janë migrant, shumica e regjisorëve të këtyre filmave që do të shfaqen kanë migruar nga vendet tjera gjë kjo e cila lidhet edhe me temën e këtij viti’’.