Lajmet e fundit

Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit janë njohur që në kohët e hershme, kur ky produkt përdorej gjerësisht nga kinezët e lashtë.
Xhenxhefili është i pasur me kalium dhe mangan, të cilët ndihmojnë shumë zemrën, por gjithashtu forcojnë imunitetin, mbrojnë flokët, thonjtë lëkurën etj, shkruan noa. Një studim i fundit, i publikuar në Phytotherapy Research, tregon se xhenxhefili është shumë i mirë edhe për kurimin e migrenës.
Ju nevojiten dy rrënjë të freskëta xhenxhefili, tri gota ujë, gjysmë limoni dhe pak mjaltë i papërpunuar. Grijeni xhenxhefilin duke e përzierë me përbërësit e tjerë dhe ilaçi për dhimbjet e kokës është gati.