Lajmet e fundit

Dizejnatorja e modës, Victoria Beckham është duke qëndruar në Meksikë ku edhe ka marrë pjesë në dasmën e shoqes së saj të ngushtë, Eva Longoria.
Ajo në fotografitë e shumta që ka postuar këto ditë, ka treguar dashurinë e saj për David Beckham ndërsa nuk ka ngurruar të tregojë aftësitë e saj të vallëzimit, transmeton Klan Kosova.
Në një video në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë me fansat e saj një video ku shihet se ka veshur pantollona të shkurta xhinse dhe një kapele derisa shihet bashkë me artistin e grimit, Ken Paves.
“Ne kemi gjetur ritmine tonë në Mexico” ka shkruar ajo.
Shumë shpejt fansat kanë vërshuar me komente duke thënë se ajo është në formë shumë të mira dhe se nuk ka humbur lëvizjet e saj.
https://www.instagram.com/p/BFw0YZLFiIS/?taken-by=victoriabeckham