Lajmet e fundit

Sigurisht lodhja mund të shkaktohet nga shumë arsye, por një lodhje e pashpjegueshme gjatë ditës, mund të jenë shenjë dehidratimi. Kur zgjoheni në mëngjes, përpara se t’i drejtoheni filxhanit të kafesë, më mirë pini ujë, përpara se të konsumoni ushqim.
Nëse keni lëkurë të thatë, me shumë mundësi problemi vjen nga brenda kështu që mos u mundoni ta luftoni vetëm me kremra lociane por pini sa më shumë ujë.
Edhe dhembja e kokës mund të shkaktohet nga mungesa e ujit në trup kështu që përpara se t’u drejtoheni menjëherë ilaçeve, provoni fillimisht të konsumoni ujë.
Konsumimi i ujit ndihmon në lubrifikimin e aparatit tretës dhe mungesa e tij, krijon shumë probleme me zorrët.