Në ora 3:54 të mëngjesit, një lëkundje e tokës prej 6.4 shkallë Rihter goditi fort Shqipërinë.
Për ta vështirësuar edhe më shumë gjendjen në teren, “u përkujdes” edhe lëkundja tjetër e radhës në orën 07:08, me një dridhje prej 5.4 shkallësh.
Toka foli në Durrës dhe Thumanë, ku la pas 51 viktima dhe rreth 3 mijë të lënduar. Por, kjo nuk është hera e parë që tokat shqiptare përballen me tërmete të tilla. Gjatë historisë, Shqipëria është goditur nga shumë tërmete, ndër të cilët më të shumtat kanë ndodhur në zonën e Shkodrës.
Ndërkohë, tërmeti më vdekjeprurës në historinë shqiptare ishte ai i Beratit, që ndodhi më 17 tetor 1851 dhe la pas mbi 400 viktima. Jashtë kufijve të Shqipërisë, tërmeti më i rëndë ishte ai i Shkupit, më 26 korrik 1963, në orën 05:17, ku humbën jetën 1.070 persona.
Edhe në Kosovë ka pasur tërmete, por fatmirësisht më të lehta dhe me më pak dëme.
Për një pasqyrë më të detajuar mbi historikun e tërmeteve në tokat shqiptare, mund të ndiqni prezantimin e Enis Reçicës të realizuar sot në emisionin "Ora Shtatë".
https://www.youtube.com/watch?v=mFXdL21Qrk0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.