Lajmet e fundit

Megjithëse mbrëmjen e djeshme Kristiano Ronaldo doli nga fusha e lojës që në minutën e 25-të të takimit, ylli portugez tregoi se di të jetë një lider i vërtetë edhe jashtë fushe.
Luzitani është kapur nga kamerat teksa motivon dhe orienton shokët e tij të ekipit, duke eklipsuar në një farë mase edhe trajnerin e skuadrës Fernando Santos.
"CR7” u shfaq vërtet i emocionuar në minutat e fundit të takimit, ku si një luan i mbyllur në kafaz kërkonte triumfin, i cili erdhi pas minutave shtesë, shkruan shekulli. Trajneri portugez Santos nuk i kurseu elozhet për liderin e ekipit, duke e cilësuar Ronaldon një shembull të jashtëzakonshëm në skuadër.