Lajmet e fundit

Kjo është parasja e qenve në Kosta Rika e njohur ndryshe si “Toka e të humburve” ku rreth 1 mijë qenushë lejohen të vrapojnë të lirë.
Territorio de Zaguates është një fondacion privat i cilii jep mundësinë më shumë se 900 kafshëve të jetojnë në strehë së bashku me admiruesit e qenve të cilët vijnë nga larg për të adoptuar një prej tyre.
Të vizitosh këtë vend nuk do të thotë që duhet të adoptosh një qen patjetër, t’i takosh ata është falas. Banorët vendas vijnë thjesht për të shijuar parajsën.
Streha përmban një zonë të mbyllur me shtrate, tualete dhe salla për të ngrënë, shkruan oranews, gjithashtu ka burime me ujë kudo, në mënyrë që qentë aktivë të qëndrojnë gjithmonë të hidratuar.