Lajmet e fundit

83-vjeçari është kapur nga aparati fotografik, pasi një polic e ka ndihmuar atë të ecë deri në shtëpi.
Richard Walker ishte duke ecur me një shkop në dorë dhe kishte marrë një autobus të gabuar për në shtëpi, që do të thotë se ai është përballë me disa milje të larta për në shtëpinë e tij, transmeton Klan Kosova.
Por ai u ndihmua nga një zyrtar i policisë i cili mori në krahë atë dhe e ndihmoj pensionistin deri në shtëpinë e tij në Kingsthorpe.
Një kalimtar ka kapur këto moment në aparat fotografik dhe ka postuar atë në mediat sociale ku edhe mori gati një milion pëlqime.
Richard i cili është nga Dublini dhe ka jetuar në Northampton që nga viti 1950 ka thënë: ''Mora autobusin e gabuar, por një zyrtarë me pa dhe erdhi të më pyeste se a jam mirë.''
''Ai më ndihmoi të kaloj në rrugë dhe kapi edhe gjërat e mija deri në shtëpi, ai ka bërë një punë të mirë dhe unë i jam mirënjohës.''