Lajmet e fundit

Nënat janë aq të mrekullueshme, dhe dijnë të bëjnë gjithçka të veçantë.
Së fundmi rasti ndodhi me një 4 vjeçar Freddie, i cili kishte pothuajse probleme dëgjimi, me të dy veshët.
4 vjeçarit Freddie, i ishte diagnostifikuar kjo qysh kur kishte 3 muaj, për të i’u përcaktuar pastaj edhe një aparat dëgjimi.
Dhe mami Sarah, kishte hapur një Blog, për të bashkëbiseduar me shumë fëmijë të cilët kishin probleme shëndetësore të tilla, dhe arriti të vërtetoi se shumë fëmijë nuk ishin të kënaqur me pajisjet e tyre.
Ndërkaq pas këtyre paknaqësive, zonja Sarah vendosi të bënte diçka të mahnitshme për fëmijët të cilët bartnin aparate dëgjimi.
Ajo kishte disa brusha të vajzës së saj, dhe më pas kërkoi disa dizajnues për t’a ndihmuar atë, ajo çfarë dëshironte ishte të dekoronte dhe dizajnonte aparatet e dëgjimit të cilët fëmijët i bartnin.
Fëmijët në këtë rast ishin më shumë të kënaqur dhe më nuk ndiheshin keq edhe nëse i bartnin këto aparate dëgjimi transmeton Klan Kosova.