Lajmet e fundit

Trendi i publikimit të fotografive fëmijërore ose nga rinia, i ka prekur edhe të famshmit botërorë.
E fundit vjen nga Madonna, e cila në Instagram e ka postuar një fotografi të saj kur ishte e re, me flokë ngjyrë kafe, dhe ka sqaruar: “Prapa skenës! Diku në New York. Kur luaja me bateri për klubin e mëngjesit”.
Kujtojmë se Madonna ditëve të fundit po përballet me probleme familjare, pasi djali i saj po qëndron me të atin në Londër dhe nuk dëshiron të jetojë me të, transmeton Klan Kosova.