Lajmet e fundit
Ju e doni partnerin tuaj sido që të jetë. Por duhet ta pranojmë, kur ata janë humoristë çmendeni pas tyre. Kush nuk do që të ketë pranë një njeri që e bën të qeshë edhe në momentet më të këqija. Dikë që gjen humorin në çdo situatë. Është vërtetuar shkencërisht që e qeshura ua zgjat jetën. Sipas kësaj me një të dashur qesharak pranë jush, ju do të jetoni më gjatë.

Të mirat e të pasurit një të dashur me sens humori pranë jush:
1. Nuk do të jeni me disponim të keq për kohë të gjatë
Djemtë qesharakë dinë se si ta kthejnë humorin e mirë tek ju. Sido që të ketë qenë dita juaj, e ngarkuar me punë apo jeni grindur me miket e juaja, nuk i patët paratë e mjaftueshme ta blinit çantën që iu pëlqeu, ai do të dijë të iu bëjë të qeshë. Do ta harroni ditën e keqe sa hap e mbyll sytë.
2. Do ta duan miket tuaja
Njerëzit janë fansa të së qeshurave dhe gëzimit. Miket tuaja do ta adhurojnë. Ai do të kujdeset edhe për disponimin e tyre kur është në shoqërinë tuaj. I dashuri juaj do të jetë i famshëm në rrethin tënd shoqëror.
3. Do të bëni miq ngado që shkoni
Nëse shkoni për pushime vetëm ju të dy, apo dilni në ndonjë vend të ri, do të jetë ai që tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe njerëzit do të fillojnë të ju pëlqejnë. Do të jeni nën shoqërinë e të gjithëve që sapo i njohët, sepse humori i mirë është si magnet.
4. Ai ka vetëbesim
Djemtë qesharakë nuk i frikohen asnjë situate dhe dinë të menaxhojnë me to. Ata kanë vetëbesim dhe janë të sigurt në vete. Kjo është diçka shumë seksi.
5. I mirë për familjen tuaj
Edhe nëse babai apo xhaxhai juaj nuk e pëlqen në fillim, humori i tij do t’ua marrë zemrat. Definitivisht humori është çelësi me të cilin ai ia fiton zemrën familjes tuaj.
6. Është i mirë në shtrat
Seksi është i mirë vetëm sepse është seks. Por kur miksohet me humor ai bëhet i pa rezistueshëm. Djemtë që kanë sens humori, e përdorin atë edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Ku ka më bukur se pas një seksi të mirë të qeshni pa pushim.
7. Ai do të jetë baba i mirë
Djemtë apo burrat që dinë të bëjnë shakara, janë edhe baballarë të mrekullueshëm. Fëmijët i adhurojnë njerëzit që i bëjnë të qeshin. Ata do të jenë të mrekulluar nga babai i tyre që bën zërin e veturës apo shndërrohet në aeroplan vetëm që ata të qeshin. Mund ta vëreni se sa shumë i duan djemtë qesharakë fëmijët, duke i ftuar ata të luajnë me më të vegjlit e familjes tuaj, shruan Cosmopolitan, transmeton Klan Kosova.