Lajmet e fundit

Nuk mund të mbahet mend hera e fundit, kur presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi të ketë marrë pjesë në një protestë për të kundërshtuar diçka.
Por kjo mënyrë nuk është e panjohur për të në kohën para vitit 1999.
Se Thaçi e ka të njohur këtë të drejtë demokratike të kundërshtimit, e kujton fotografi i njohur, Hazir Reka.
Reka ka postuar një fotografi, nga koha kur ka përcjellë protestat, në të cilën shihet Thaçi duke mbajtur një parullë në dorë, në të cilën duket se shkruan “Rroftë shteti i Kosovës”.
Kjo fotografi është bërë në njërën prej protestave të organizuara në vitin 1992.
“Para luftës shpinën e kisha të sigurt...Prishtinë, 1992”, ka shkruar Reka.