Lajmet e fundit

Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar se njerëzit kanë filluar ta shijojnë tymosjen e kanabisit pothuajse 10,000 vjet më parë.
Besohet se fiset tribale të Europës dhe Azisë, kanë filluar ta përdorin këtë bimë kur ka filluar edhe tërheqja e akullnajave nga këto kontinente.
Sidoqoftë, përderisa në ditët e tashme përdorimi i kanabisit është i njohur për shkaktimin e një gjendjeje psikoaktive te përdoruesit, kjo s’është arsyeja pse njerëzit e asaj kohe e kultivonin këtë bimë, shkruan Sunday Times, transmeton Klan Kosova.
Të parët e njerëzimit e përdornin kanabisin për të krijuar rroba me të për shkak se është bimë shumë e pasur me fibra.