Lajmet e fundit

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot do të priten nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Takimi do të mbahet në Departamentin Amerikan të Shtetit në ora 16:30, sipas orës lokale në Washington D.C., respektivisht në ora 22:30 sipas kohës së Kosovës.
Një takim të përbashkët Osmani dhe Kurti me Blinken e kishin pasë edhe në muajin prill të këtij viti.
Veçse ky nuk ishte një takim në Departamentin e Shtetit Amerikan. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kishin takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë ceremonisë së varrimit të Madeleine Albright.
Ky takim ishte zhvilluar më 27 prill.
https://klankosova.tv/osmani-e-kurti-e-takojne-blinkenin-ne-varrimin-e-albrightit/?fbclid=IwAR2Io4QiGdHNHmtLQXBfzGwBQOyGRL-QdSw_YI5nIs2VNm090kkj5yLLoXY