Lajmet e fundit

Një ndër mënyrat më të mira për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe të baktereve është pastrimi i duarve.
Duke mos i pastruar duart rregullisht mund të transmetohen sëmundje të ndryshme. Nëse nuk i keni në dispozicion ujin dhe sapunin, përdorni pecetat dezinfektuese ose të lagëta.
Për të parandaluar sëmundjet e ndryshme pastroni duart sa më shpesh, ndërsa ekspertët theksojnë situatat kur pastrimi i duarve është i obligueshëm:
Sa herë që hyni në shtëpi
Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
Para ngrënies
Para se të kujdeseni për të sëmurët
Para se të merrni ilaçet
Para kurimit të plagëve të hapura
Pas përdorimi të banjës
Pas ndërrimit të pelenave ose pastrimit të fëmijës, i cili ka përdorur banjën
Pas pastrimit të hundës, kollitjes ose teshtitjes
Pas prekjes së kafshëve
Pas prekjes së ushqimit për kafshë
Pas përdorimit të mbeturinave. bërllokut, kimikateve dhe objekteve të papastra./albeu