Lajmet e fundit

Miley Cyrus e ka mbajtur në gisht unazën e saj të fejesës përsëri, për muaj të tërë, mirëpo ajo nuk kishte dalë publikisht me të fejuarin e saj deri të premten që lamë pas.
Cyrus dhe i fejuari i saj, aktori Liam Hemsworth e bënë paraqitjen e parë publike që nga ripajtimi tek të Premten, në një takim familjar në Los Angeles.
Bashkë me ta ishin edhe vëllezërit e Liam, Chris dhe Luke bashkë me gratë e tyre.
“Miley dhe Liam kanë kaluar disa ditë bashkë në Malibu. Ajo ishte e lumtur të kalonte kohë me Liam dhe gjërat janë shumë mirë mes tyre. Nuk kanë plane për martesë, po e shijojnë fejesën”.
Miley dhe Liam ishin fejuar në maj të vitit 2012, mirëpo e prishën fejesën në shtator të vitit 2013. Fansat e tyre e kishin parë çiftin duke u puthur në një festival muzikor në Australi në janar të këtij viti, dhe më pas u bë publik se ata janë rikthyer bashkë.
Ndonëse Cyrus vazhdimisht u pa me unazën e fejesës në dorë, çifti i famshëm i shmangën aparencat publike bashkë. Një burim i revistës amerikane People, kishte thënë se aktori po rrinte me Cyrus në shtëpinë e saj në Hidden Hills, dhe se ata po e shijonin privatësinë, transmeton Klan Kosova.