Lajmet e fundit

Pyetja në mendjen e të gjithëve kur bëhet fjalë për Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde, është “Kur do të martohen ata?”.
Aktori më në fund i ka dhënë fansave një përgjigje të enjten, edhe pse nuk ishte ajo që të gjithë e prisnin!
“Ne jemi mirë në shumë mënyra”, tha Jason për lidhjen e tij kur është pyetur rreth martesës në Watch What Happens Live. “Unë besoj se nuk do të martohemi deri në momentin kur marihuana të bëhet legale në secilin shtet”, ka përfunduar ai duke bërë shaka.
Ky çift u fejuan që nga janari i vitit 2013 dhe e mirëpritën të birin Otis në prill të vitit 2014, transmeton Klan Kosova.