Lajmet e fundit
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se në takimin e dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, me 23 qershor në Bruksel do të do të diskutohet edhe çështja e barrikadës të quajtur “Parku i paqes”.

“Parku i paqes”, në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, që nga vendosja ka penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se në takimin e dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 23 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndër temat që do të diskutohen, pritet të jetë edhe çështja e barrikadës të quajtur “Parku i paqes”, shkruan Radio Europa e Lirë.
Valon Murtezaj, këshilltar për çështje të jashtme i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë se në takimin e 23 qershorit, do të diskutohet për një varg temash.
Siç thotë ai, një nga këto tema është edhe çështja e lëvizjes së lirë.
Arritja e kësaj teme, si çështje për t’u diskutuar në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ndodh për shkak se barrikada mbi urën kryesor mbi lumin Ibër, në vazhdimësi është parë si problem politik dhe i tillë vazhdon të jetë tash e një vit.
Më 10 shkurt të vitit 2015, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel, ndër të tjera pati kërkuar hapjen e urës qendrore mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës dhe largimin e barrikadës të quajtur "Parku i paqes".
Më pas, të dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri i komunës jugore dhe Goran Rakiq i komunës veriore, patë deklaruar se kanë marrë mbi vete obligimin që të gjejnë një zgjidhje për heqjen e barrikadës “Parku i paqes”.
Së fundmi, javë më parë, Bahtiri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, paralajmëron se së shpejti do të hiqet barrikada e e ashtuquajtur “Parku i paqes”.
Por, Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nuk ka informata se të dy kryetarët, Bahtiri dhe Rakiq, kanë arritur deri në atë pikë që të merren vesh
Ai shton se edhe më herët janë arritur marrëveshje që të hiqen barrikadat dhe takimi i dy kryeministrave, Mustafa dhe Vuçiq, do të jetë një moment i mirë për të shikuar se çfarë është zbatuar dhe çfarë jo nga ato marrëveshje.
Barrikada e ashtuquajtur Parku i paqes” ka zëvendësuar barrikadën e mëparshme me rërë e gurë në urën kryesore mbi lumin Ibër , që ishte vendosur nga banorët lokal serbë në korrik të vitit 2011,