Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe për kthimin e mundshëm të ish-presidentes Vjosa Osmani, në këtë parti.
Mustafa në Klan Kosova tha se bashkëngjitja e Osmanit do t'i bënte mirë LDK-së.
"Një ribashkim i madh i LDK-së është i shëndetshëm edhe për LDK-në. A ia vlen ta provojmë? Ne po themi hajde veç ta provojmë", deklaroi ai.
Mustafa theksoi se po të kishte mundësi, qysh sot do t'i bashkonte të gjithë në LDK, madje edhe ata që s'e shohin këtë parti si të tyren.
Ndiqeni deklarimin e tij:
https://www.youtube.com/watch?v=yzYN4vA0JsU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.