Lajmet e fundit

Ish anëtari i One Direction, Zayn Malik, është duke e publikuar një libër autobiografik ndonëse është vetëm 23 vjeçar.
Libri i tij do të titullohet thjesht “Zayn” dhe do të publikohet me 1 nëntor, transmeton Klan Kosova.
“Dëshiroj që t’u tregoj aq sa mundem kështu që ju të mos më gjykoni në bazë të fjalëve të mediave por në bazë të çfarë unë u tregoj”, ka thënë Malik.
Ai ishte një ndër pesë anëtarët e One Direction, i cili u zbulua gjatë garës së X Factor në vitin 2010 dhe menjëherë pas kësaj gare ky grup u bë grupi më i njohur i djemve në gjithë botën.