Lajmet e fundit

Kualifikimi i Shqipërisë për të marrë pjesë në kampionatin europian të futbollit në vitin 2016, e ka gëzuar shumë ish kryeministrin shqiptar Sali Berishën.
“Fitore historike 3 - 0 e ekipit te kombit tone me Armeninë. Futbolli ynë kombëtar ne zenit. Mirënjohje të thellë, urimet më të përzemërta kuqezinjve qe firmosen sot në Yerevan historinë, në radhë të parë De Biazit, kapitenit Cana, shënuesve të golave historike Xhemshiti dhe Sadikut, Berishës së pamposhtur dhe te gjithë Ekipit! Urimeee!”, ka shkruar Sali Berisha në facebook.