Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Posta e Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshjen për pranimin, bartjen dhe shpërndarjen e plikove me kuponë fiskal.
Kjo marrëveshje parasheh që nga prilli i këtij viti qytetarët e Kosovës dorëzimin e plikove me kuponë fiskal për t’u rimbursuar për kuponët e mbledhur fiskal ta bëjnë në pikat e Postës së Kosovës. Me këtë plikot me kuponë fiskal për tremujorin e parë, Janar-Shkurt-Mars 2016, nuk do të dorëzohen në zyrat e ATK-së, por në pikat e shërbimeve të Postës së Kosovës.
Me këtë marrëveshje të dy institucionet synojnë lehtësimin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe ATK-në duke minimizuar kohën dhe koston dhe duke ngritur efikasitetin në procesin e dorëzimit të plikove për kuponë fiskal nga ana e qytetarëve, transmeton Klan Kosova..