Kupa e Gjermanisë, e njohur me emrin DFB Pokal, nis transmetimet e saj për këtë edicion sot në platformën Artmotion.
Me fillim nga ora 21:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2 do të keni mundësi ta ndiqni duelin në mes Darmstadt dhe skuadrës nga Liga e Tretë, Munich 1860.
Darmstadt normalisht janë skuadër shumë herë më kualitative dhe më favorite në letër teksa pritet fitore e lehtë e tyre ndaj modestëve të Munich 1860.
Skuadra fituese e kalon këtë raund teksa humbësit eleminohen dhe përshëndeten nga garat.
Formacionet e mundshme startuese:
Munich 1860: Kretzschmar, Deichmann, Lang, Salger, Steinhart, Moll, Biankadi, Tallig, Neudecker, Molders, Bar.
Darmstadt: Behrens, Bader, Sobiech, Riedel, Holland, Mullers, Goller, Stanilewicz, Karic, Schnellhardt, Tietz.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.