Lajmet e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës nuk merr pjesë në Kupën e Botës por emocionet janë të ngritura përpara ndeshjes Zvicër – Serbi, në të cilën do të luajnë edhe tre futbollistë nga Kosova.
Mesfushorët Valon Behrami i klubit të Udinese, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shaqiri i Stoke City që të gjithë janë të lindur në Kosovë, e të cilët qenë pjesë e barazimit befasues 1:1, Brazil – Zvicër.
Bashkë me Blerim Xhemajlin e Bolonjës i lindur në vendin fqinj – Maqedoni, shqiptarët përbënin me mbi 1/3 e formacionit titullar kundër Brazilit, shkruan Thelocal, përcjell Klan Kosova.
Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Zvicër, nuk kanë bërë komente për ndeshjen që zhvillohet të premten në Kaliningrad, e cila do të jetë përcaktuese për kualifikime nga grupi.
Vetëm Shaqiri tha diçka, kur u tërhoq shorti i grupeve në dhjetor.
“Hmmm, më pëlqen ky short”.
Sidoqoftë të afërmit e lojtarëve nuk mbajnë sekret rëndësinë e simbolikës së takimit, kur i takon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Për axhën e Valon Behramit, Qaushin, nipi i tij “do të ketë një motivim të veçantë për fitore” të premten, sepse prindërit e tij kanë vuajtur derisa Kosova ka qenë krahinë e Serbisë.
“Të dy kishin humbur punën dhe babai ishte persekutuar”, ka thënë Qaush Behrami.
Agon Xhaka, futbollist 22 vjeçar, ka thënë se babai kushëririt të tij, Granitit, ka qenë i burgosur nën regjimin e të pushtetshmit serb, Sllobodan Millosheviq ku më pas “familja kishte emigruar pas lirimit të tij”.
Strehimi zviceran
Sikur dhjetëra mijëra të tjerë, gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë në mes të luftëtarëve shqiptarë pro pavarësisë dhe forcave serbe edhe familja Behrami, Xhaka dhe Shairi ishin strehuar në Zvicër.
Nuk ka të dhëna zyrtare, por vlerësohet se 200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, një numër mjaftë i lartë kur krahasohet me popullsinë e Kosovës prej 1.8 milionëve.
Krahas komunitetit që jeton në Gjermani, ata përbëjnë një prej burimeve kryesore të të ardhurave në Kosovë, që dërgojnë rreth 175 milionë franga zvicerane (152 milionë euro, 176 dollarë amerikanë) për çdo vit.
Emigrimi daton prej para luftës në Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, poashtu ka jetuar në Zvicër, ku ka punuar si roje sigurim diskotekash dhe instruktor karateje, para se të kthehej në Kosovë për t’u bërë një prej luftëtarëve për pavarësi.
Lufta e fundit që përfundon shpërbërjen e Jugosllavisë la të vdekur 13 mijë e 50 veta. Mbi 10 mijë prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës.
Lufta kishte përfunduar me ndërhyrjen ushtarake të NATO-së që detyruan Millosheviqin që t’i tërheq trupat e tij.
Në më pak se një dekadë, Kosova shpalli pavarësinë më 2008. Beogradi ende refuzon që ta njohë këtë shpallje për cfar4ë ka edhe përkrahjen e aleatit tradicional – Rusisë.
“Ekipi i tretë” i Kosovës
Beogradi poashtu përpiqet që të pengojë ekipet e Kosovës për të marrë pjesë në ngjarje të karakterit ndërkombëtar, por që dështon të ketë sukses.
Kosova në vitin 2014 ishte njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe poashtu ishte anëtarësuar në UEFA dhe FIFA dy vjet më vonë.
Por që në maj, Serbia pengoi Përfaqësuesen e Kosovës në Karate që të hynte brenda territorit të saj për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që mbahej në Novi Sad.
Prandaj, jo rastësisht Kosova do të brohoras për Zvicrën.
“E gjithë Kosova do të jetë përpara ekraneve televizive, duke brohoritur për fitore kundër Serbisë”, ka thënë mësuesi 46 vjeçar, Daut Maloku, për AFP.
“Kur Zvicra luan është njësoj sikur të luanin Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë Halili një nëpunës komunal nga Zhegra, vendlindja e Xherdan Shaqirit.
Në këtë fshat të vogël në lindje të Kosovës që njihet si “Zvicra e vogël” 450 familje kanë të afërm atje.
“Tifozët këtu do ta shijojnë fitoren e Zvicrës më shumë se vetë zviceranët”, ka thënë gazetari i sportit, Shkumbin Sekiraqa.
Ai ka përmendur rastin se fituesi i këtij takimi do të jetë në pozicion më të mirë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit.
“Kjo më tej rritë dramën rreth ndeshjes”, ka thënë Sekiraqa.