Lajmet e fundit

Një mal dokumentesh u hartuan nga ekspertët e komunikacionit për të gjetur fajtorin që shkaktoi vdekjen e nëntëvjeçares në prillin e 2009-ës.
Një ekspertizë e hartuar menjëherë pas aksidentit, fajësonte shoferin e “KIA” Valton Gurgule, se kishte goditur fëmijën, duke e hedhur në anën tjetër të rrugës.
Por një vit pas kësaj ekspertize, gjërat ndryshuan. I njëjti person ka nxjerrë një mendim të dytë plotësues, duke ndryshuar mendimin e tij të parë, duke mos përjashtuar fajësinë për shoferin e kamionit, njofton Klan Kosova.
Eksperti ka arsyetuar edhe ekspertizën e parë që, sipas tij, ka ardhur si pasojë e deklaratave të dëshmitarëve okularë, të cilët i kanë ndërruar deklarimet.
Sidoqoftë, 10 vjet më vonë një superekspertizë rrëzoi gjithçka.
Ajo la fajtor shoferin e autobusit dhe konstatoi pas 10 vjetesh se gjendja teknike e kamionit nuk ishte në rregull.
https://www.youtube.com/watch?v=VmxWwxZ3Bnc