Lajmet e fundit

Personat që pa të drejtë arrestohen ose dënohen, kompensohen njësojë.
Në udhëzimin administrativ të Këshillit Gjyqësor të Kosovës thuhet se në emër të dëmit material këta persona kompensohen me 9 euro në ditë, nëse janë të pa punë.
Ndërkohë nëse janë në marrëdhënie pune, kompensimi shkon deri në lartësinë e pagës bruto.
Ndërsa në emër të dëmit jo material e moral, ku përfshihen dhimbjet psikike, shpirtërore, frikës e trupit, kompensimi është 6 euro, për çdo ditë ta kaluar në burg apo arrest shtëpiak.
Por, me këto kompensime nuk po pajtohet avokati i popullit.
Hilmi Jashari ka thënë se nuk mund të trajtohen të gjitha rastet njëjtë dhe se kjo politikë duhet të ndryshohet.
Kronikë nga Dibran Istrefi