Lajmet e fundit

Pesha trupore e prezantueses Giuliana Rancic ka shumë kohë që është kthyer në temën kryesore të diskutimeve.
Ajo është shumë e hollë, dhe ka deklaruar se shkak për këtë janë mjekimet kundër kancerit që ajo i merr, të cilët ia vështirësojnë shumë procesin e shtimit të peshës.
Dikur është raportuar se ajo mund të ketë ndonjë çrregullim me ushqyerjen, por Giuliana ka deklaruar se faji qëndron vetëm tek mjekimet.
Meqenëse është në dijeni rreth asaj se çfarë thonë njerëzit për të, ka reaguar në një mënyrë të shkëlqyer:
Po, unë me të vërtetë e kam ngrënë... dhe e kam përfunduar #eataburger”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku i është referuar fotografisë me një hamburger.
“Eat a burger” (Haje një hamburger) është një koment që njerëzit zakonisht pëlqejnë t’i thonë femrave të holla.