Lajmet e fundit

Rafet Rama, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës i cili do kandidojë për president të Kosovës, po cilësohet si kundërkandidat formal i shefit të partisë së tij, Hashim Thaçit.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se kandidimi i Rafet Ramës është formal, për shkak se tashmë ka një marrëveshje politike që e nxjerrë Thaçin president.
“Kemi dy palë të cilët do të garojnë formalihst kundër njëri-tjetrin, kjo garë është formale sepse është një marrëveshje në mes të PDK-së dhe LDK-së, sepse me emër parashihet Thaçi. Këta të dy akoma nuk janë kandidatë zyrtarë”.
"Tash e sa kohë kuvendi është duke punuar në kushte të jashtëzakonshme. Një atmosferë e ngjashme ishte edhe e sotme, deputetë që nuk shkëmbenin asnjë fjalë në mbledhjen e kryesisë, zhurma që vinin nga protestuesit dhe një militarizim edhe në këtë mbledhje, e të gjitha këto nuk na japin indikacion që do të bëhet një zgjedhje normale e presidentit. ", ka deklaruar Krasniqi.